BE organizon tubim të donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit - Bota Sot
BE organizon tubim të donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit

Shqipëria

BE organizon tubim të donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit

Nga: Fatmir Beka Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 20:13
Ilustrim

Komisioni Evropian ka kumtuar se në janar do të mbahet Konferencë për rindërtime në Shqipëri pas tërmetit të nëntorit ku patën humbur jetën 51 persona dhe ku janë dëmtuar e shkatërruar shumë ndërtesa ka thënë kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ajo ka shtuar se vendet e BE-së janë obliguar se do të ofrojnë ndihmë për “ rindërtim e ripërtëritje afatgjatë”.

Në njoftim lidhur me këtë konferencë të donatorëve thuhet se mbi 13 mijë persona kanë mbetur mbi kulm mbi kokë pas tërmetit që ka dëmtuar rreth 14 mijë ndërtesa. Ekspertët edhe më tutje janë duke punuar në vlerësimin e dëmeve.

Pushteti në Shqipëri kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare financiare për përtëritje që duhet të kryhet deri në fund të vitit 2020, për çka qeveria shqiptare sipas këtij njoftimi ka ndarë rreth 117 milionë dollarë për rikunstruimin dhe sanimin e dëmtimeve.

Tërmeti i fuqisë prej 6,4 shkallë të Riterit që ndodhi me 26 nëntor ka goditur bregdetin shqiptar në Shqipëri dhe ka shkaktuar shumë dëme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat