Tirana pa ujë, qytetarët heqin depozitat dhe nisin hapjen e puseve - Bota Sot
Tirana pa ujë, qytetarët heqin depozitat dhe nisin hapjen e puseve

Shqipëria

Tirana pa ujë, qytetarët heqin depozitat dhe nisin hapjen e puseve

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 20:31
Ilustrim

Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah rrezikun që sjellin depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve ku rrëzimi i tyre vuri në rrezik familje të tëra. Shumë kanë filluar që ti heqin.

Në kryeqytet edhe pse Kryebashkiaku ka premtuar se do të ketë 24 orë ujë në rubinetat e familjeve, madje edhe u rrit taksa për këtë qëllim, banorët ende vuajnë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit edhe në qendër të Tiranës, familjet kanë nisur të kërkojnë mjete të tjera.

Në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, shumë pranë shkollës "Emin Duraku", dy punonjës janë shoqëruar nga policia, pikërisht sepse po punonin për hapjen e një pusi.

Heqja e depozitave nga katet e sipërme nuk e ka prekur çmimin e tyre.

Pak ditë më parë RTV Ora ngriti shqetësimin për rrezikun që mbartnin depozitat në katet e sipërme.

Sipas ekspertëve tarracat mund të mbajnë deri në  75 kg për metër katror.

Por rëndom shihet se në një hapësirë të vogël, qëndrojnë disa depozita deri në 1 mijë litërshe që kërcënojnë çdo ditë banorët në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat