Drogë dhe prostituta! Policia prangos menaxherët dhe këngëtarin e klubit të natës, në kërkim pronari

Shqipëria

Drogë dhe prostituta! Policia prangos menaxherët dhe këngëtarin e klubit të natës, në kërkim pronari

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Policia ka bërë me dije detajet e operacionit të madh që kreu në Shkodër mbrëmjen e djeshme. Sipas njoftimit zyrtar të policisë janë kryer një sërë kontrollesh në ambientet e disa lokaleve të natës dhe në pranga kanë rënë tre persona, nën akuzën e shpërdarjes e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia njofton se ka arrestuar dy menaxherët e një lokali nate. Gasper Marku dhe Aldo Vruçaj trafikonin lëndë të forta narkotike dhe ofronin për klientët prostitute.. Autoritetet po ashtu kanë prangosur dhe një këngëtar të klubit (Zamir Jakupi), i cili po ashtu ishte pjesë e skemës së trafikut të drogës. Më tutje autoritetet sqarojnë se në kërkim është shpallur pronari i lokalit të natës ku kryhej trafiku, shtetasi Çesk Pisha.

“Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”.

Z. J., 57 vjeç, këngëtar ne club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.”-njofton policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klubet e natës”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim më forcat speciale Renea,
nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

Operacioni në funksion të hetimeve proaktive disamujore të realizuara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në klubet e natës dhe vënies së ambienteve të lokalit për ushtrimin e prostitucionit, në qarkun Shkodër.

Kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe klube nate në Qarkun Shkodër.

Shpallet në kërkim pronari i një klubi, i cili kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Vihen në pranga dy menaxherët e klubit dhe një shtetas tjetër, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.

Pas një punë të mirorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me mbështetjen e focave Speciale Renea, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Klubet e natës”, për goditjen e personave që shpërndanin lëndë narkotike në klubet dhe lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera si rezultat i procedimit penal të vitit 2019.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”.

Z. J., 57 vjeç, këngëtar ne club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momntin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Vazhdon puna me intesitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat
penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat