Klos, 67-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri

Shqipëria

Klos, 67-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Një person ka tentuar ti japë fund jetës me armë  zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fshat të Bashkisë Klos.

Sipas policisë vetëplagosja ka ndodhur i brenda një banese, ndërsa i plagosuri 67 vjeç është dërguar në spital.

"Në fshatin Fshat, Bashkia Klos, në ambientet e banesës së tij  shtetasi G.Xh, 67 vjeç,  dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon  hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat