Familja Cakoni humbi 7 anëtarë, gjyshja e Alesios: Pse me la zoti?!

Shqipëria

Familja Cakoni humbi 7 anëtarë, gjyshja e Alesios: Pse me la zoti?!

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 20:17
Manjola Cakoni

Manjola Cakoni humbi në tragjedinë e tërmetit në Thumanë bashkëshortin e saj dhe vajzën Drita Cakoni.

Zonja që e ka mësuar ngjarjen e kobshme vetëm pak ditë më parë ka rrëfyer tmerrin e 26 nëntorit gjatë një takimi që kryeministri Rama ka bërë në banesën e tyre të re në Kamëz.

Manjola tregon sesi i mbajti dy fëmijët, Alesion që u hodh nga ballkoni dhe Dritën që nuk jeton më  me shpresën që tërmeti do të përfundonte.

Manjola Cakoni: Nuk e besoj dot, por unë momenti që filloi tërmeti e kam pasur për dore Alesion dhe Dritën dhe i thosha: Të keqen mami, do pushojë. Vetëm se nuk e di ca na ka rënë dhe unë nuk mbaj mend me.

Gjyshja e tyre tregon me dhimbje duke i kërkuar zotit se përse e la në këtë jetë, ku ka humbur thuajse të gjithë familjen.

"I kam fut përnjëherë 7, e çfarë e dua jetën?! Po ky e di vetë (zoti). A mund të shkojmë me zor atje, nuk shkojmë me zor. Kur të dojë të merr vetë"

Alesio, djali që u hodh nga ballkoni dhe shpëtoi mrekullisht natën e 26 nëntorit të hënën do të shkojë në shkollë, ndërsa kryeministri premtoi surpriza për festat e fundvitit.

Familja Cakoni ka humbur në këtë tragjedi 7 pjesëtarë të familjes në një nga pallatet e rrënuara në tërmetin e 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat