Java nis me diell, ja kur rikthehen reshjet e shiut

Shqipëria

Java nis me diell, ja kur rikthehen reshjet e shiut

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Kjo javë do të nise e kthjellët dhe me rritje të temperaturave. Sipas Meteoalb, kthjellimet do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, ndërsa duhet të kemi kujdes mëngjeseve pasi do të jenë të freskëta.  

"Nga nesër deri paraditen e së enjtes, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët. Me mëngjese të freskëta dhe mesdita të ngrohta pasi temperaturat maksimale do të ngjiten në 19-20°C", thuhet në parashikimin e Meteoalb.

Reshjet do të rinisin pas mesjavës në të gjithë territorin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat