Basha: 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët

Shqipëria

Basha: 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 23:40
Lulzim Basha

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shqipëri, kreu i PD-së Lulzim Basha parashtroi pjesë nga programi i opozitës.

Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta.

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona s’ka me mjek dhe infermier. Në programin tonë parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhenë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë.”-tha Basha raporton Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat