Ja lagjet e Tiranës që nuk do të kenë energji për disa orë

Shqipëria

Ja lagjet e Tiranës që nuk do të kenë energji për disa orë

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se rreth orës 13:00 të ditës së sotme është stakuar transformatori nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV te OSHEE.

Lidhur me këtë problem, falë ndërhyrjes së shpejtë është normalizuar situata në disa vende, ndërsa jashtë pune kanë mbetur vetëm dy fidera, të cilat furnizojnë rrugët si më poshtë:

#Tiranë – Njoftim!

 Njoftojmë se sot rreth ores 13:00 është stakuar transformatori nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV te OSHEE.

Falë manovimeve nga ana e OST u be e mundur rikthimi në punë të transformatorit dhe normalizimi i shpejtë i situatës me rrjetin elektrik.

Aktualisht kanë mbetur jashtë pune vetem dy fidera, të cilat furnizojnë:

Rrugët “Besa, “5 Maji”, “Rruga e Dibrës” zona prane Elektro-Mjekësores, tv brenda territorit të Kinostudios, qendra tregtare “Konkord”, “Siri Kodra”, “Papa Nikolla Papajani”, 2000 Apartamentet, “Osman Jonuzi, Korabi dhe rruga “Llazar Shapatimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat