Kë shpallën njeriun e vitit portalet në Shqipëri?

Shqipëria

Kë shpallën njeriun e vitit portalet në Shqipëri?

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 21:20
Personalitetet

2019 ka qenë një vit i vështirë për Shqipërinë dhe medoemos 26 nëntori ishte kulminacioni i hidhërimit. Tërmeti prej 6.4 i shkallës rihter i mori jetën 51 personave teksa rreth 1 mijë persona u lënduan.

Në shumicën e portaleve shqiptare ka nisur prej kohësh një sondazh se kush ka qenë njeriu i vitit që po lëmë pas. Emra si Elvis Naçi, Luljeta Bozo, Alvin Berisha, Fundjava Ndryshe, Marin Mema, etj ishin përgjithësisht në top listat që portalet vendosën në sondazhet e tyre.

Në shumë prej sondazheve të publikuara deri më tani, rezulton fitues Elvis Naçi, drejtuesi i një fondacioni dhe i emisionit ‘shqiptarët për shqiptarët’, i cili arriti të mbledhë mbi 8 mln euro për të prekurit nga tërmeti.

Po ashtu emra të tjerë që ndihmuan në kauzën e rindërtimit të tërmetit kanë qenë në shumicën dërrmuese personazhet më të votuar nga qytetarët.

Por ka patur raste, ku në disa portale janë votuar në krye dhe qytetarë të thjeshtë, si rasti i minatorëve të Bulqizës.

Ajo që është vënë në dukje ka qenë mungesa thuajse totale e emrave të politikanëve në sondazhe, me përjashtim në pak raste të emrit të Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat