Zbardhet vendimi për Salianjin

Shqipëria

Zbardhet vendimi për Salianjin

Më: 4 janar 2020 Në ora: 11:35
Ervin Salianji

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që dënon ish deputetin demokrat Ervin Salianji me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë.

Në vendim thuhet se Salianji "u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së".

Jo vetëm kaq. Albert Veliu i njohur si Babalja u akomodua në selin e PD ku ka dhënë dhe intervista. Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliua ia ka dorëzuar Ervin Salianjit.

Sipas gjykatës stilolapsin përgjues ia ka dhënë Salianji.

“Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron, Geron Xhafës. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale.

 Nuk ka asnjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim” thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi mbyllet duke argumentuar se  nga te gjitha provat dhe tabulatet telefonike rezulton se zërin e Agron Xhafes e ka bërë Fredi Alizoti.

”Kjo veprimtari e kallëzimit të rremë nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit politik të deputetit apo ushtrimit të lirisë së shprehjes.”

Mësohet se ish deputeti Salianji e ka apeluar vendimin e datës 18 dhjetor 2019.

Gjykata e Tiranës dënoi 4 të pandehurit e dosjes "Babale", mes tyre dhe ish-deputetin Ervin Salianji, ndaj të cilit u vendos 1 vit heqje lirie. Për Albert Veliun u vendos 3 vite e 4 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj  burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune.  Në përfundim të seancës  Salianji akuzoi Artan Gjermenin, gjyqtarin që dha vendimin për dënimin e tij, se është anëtar i Bandës së Lushnjes.

Mësohet se ish deputeti Salianji e ka apeluar vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat