Grabitja në Memaliaj, çfarë thotë policia

Shqipëria

Grabitja në Memaliaj, çfarë thotë policia

Më: 5 janar 2020 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një grabitje ndodhi në Memaliaj.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë 1.2 milion lekë (të reja).

I moshuari i kishte tërhequr paratë nga banka, ditët e fundit të vitit të kaluar.

Mendohet se grabitësit i kanë mbajtur në mbikëqyrje veprimet e Hiqmet Ramadanit.

I moshuari jeton vetëm pasi fëmijët janë emigrantë në Greqi.

Memaliaj/Informacion paraprak

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat