Vasili: Duhet të ikë, drejtësia të dënojë krimet politike të maxhorancës

Shqipëria

Vasili: Duhet të ikë, drejtësia të dënojë krimet politike të maxhorancës

Më: 5 janar 2020 Në ora: 17:46
Petrit Vasili

“Një i sëmurë politik, thellësisht i paditur” kështu e ka quajtur nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kryeministrin Rama, ndërsa theksoi se ai duhet të lërë pushtetin. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, Vasili tha se kryeministri e trajton qeverisjen dhe vendin si pronë private duke theksuar se “nuk mund të vazhdohet me këtë keq-qeverisje”.

“Edi Rama është një i sëmurë politik. Vendi sot është pa udhëheqje qeveritare. Ne vazhdojmë të jemi në një krizë dhe vend i dëmshëm ekonomikisht për të tjerët. Kemi krizë, mjerim e destabilitet. Ju pyesni gjithmonë se si do të shkëpusim një të çmendur nga pushteti? Unë them se nuk mund të vazhdohet me këtë keq-qeverisja. Duhet të bëjmë sërish zgjedhje për të pasur zgjidhje. Pushteti nuk mund të jetë si pronë private. Ne kemi parë qeveri që kanë rënë, kemi parë kryeministra që kanë ikur, duke trajtuar vendin jo si pronë. Edi Rama nuk është pronar i qeverisë. Edi Rama është shumë i qetë në paaftësinë e tij. Ju e keni parë si mbron koncesionet në shëndetësi. Shëndetësia është zanati im. Kushdo q ë e dëgjon, gajaset. Rama është thellësisht i paditur. Rama i jep alibi hajdutërisë.”, tha Vasili.

Petrit Vasili theksoi se Edi Rama ia ka dhuruar koncesionet miqve të tij dhe kriminelëve e horrave me damkë në vend.

“Nuk ka vullnet politik për të ndryshuar sistemin. Rama ka qejf sistemin kriminal, ku kriminelët diktojnë qeverisjen. Ne e kemi thënë ka kaq kohë se krimi në votime është problem i rëndë. Nëse nuk do të çlirojmë votën nga krimi, të gjityha janë propagandë. Të gjithë tenderët i marrin kriminelët dhe horrat. Ky kriminalizim bën që europa të na mbajë larg. Bundestagu ka thënë se duhet çlirimi i votës nga krimi. Mekanizmat konkret janë denoncimi dhe dënimi i këtyre krimeve.”, deklaroi Vasili.

I pyetur nëse ka besim se do të funksionojë SPAK-u, Vasili tregoi se do të ketë besim tek e ashtuquajtura “drejtësi e re” vetëm kur të dënohen krimet e maxhorancës, ndër të tjera përgjimet që kanë dalë nga BILD, që sipas Vasilit, përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit në korrupsion.

“Më ka pyetur një gazetar që a beson tek SPAK dhe i kam thënë se besoj në rast se SPAK merret me përgjimet që janë publikuar nga BILD, ku janë përfshirë politikanë, janë përfshirë shefa policie, të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit që bashkëpunojnë me krimin. Kur të veprojë drejtësia në këto raste, atëherë do besoj i kam thënë. Kemi parë se vota shitet e blihet dhe pa i dhënë zgjidhje kësaj, nuk mund të vazhdohet tutje. Bundestagu i ka vënë vulën krizës në vend”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat