Alibeaj kundër listave të hapura: Për të paaftët që duan të futen në Kuvend nga dritarja

Shqipëria

Alibeaj kundër listave të hapura: Për të paaftët që duan të futen në Kuvend nga dritarja

Më: 8 janar 2020 Në ora: 00:26
Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Aliabeaj

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Aliabeaj, akuzon kryeministrin Rama se po pamundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme me çdo lloj justifikimi të mundshëm.

Alibeaj: Kufoma politike që sot pretendon të jetë kryeministër po gjen çfarëdolloj justifikimi për ta shtyrë gjithmonë e më tej të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të votuar. Me kalimin e këtij tre mujori të gjendjes së jashtëzakonshme do të shpikë ndonjë arsye tjetër të tipit të dalë Juventusi dhe të fitojë  Champions League që nuk ka për të ndodhur ndonjëherë, atëherë do të bëhen edhe zgjedhjet e parakohshme. E kupton në çfarë situate të mjerë jemi ne?

I ftuar në Rtv Ora ai përshëndeti lëvizjen e nismës Thurje për ndryshimin e sistemit, ndërsa ai vetë thotë se është kundër listave të hapura dhe pro një sistemi mazhoritar.

Alibeaj: Preferoj sistemin mazhoritar. Me sistemin mazhoritar kush do që të përfaqësojë nuk ka nevojë fare të jetë në listën e partive. Pak vota, shko në KQZ dhe garon. Historia me lista të hapura, lista pa fund, e thonë, e japin ata njerëz që të paaftë për tu përballur drejtëpërdrejtë me qytetarët shqiptarë do të duhet të futen nga dritarja e parlamentit ose këshillave bashkiakë. Listat e hapura në një sistem të tillë i natyrës proporcionale siç është promovon njerëzit që kanë para, pushtetin dhe administratën në thundër për ta detyruar që ta votojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat