A është arrestuar dhe dënuar në Greqi? Flet kryebashkiaku i Mallakastrës

Shqipëria

A është arrestuar dhe dënuar në Greqi? Flet kryebashkiaku i Mallakastrës

Më: 8 janar 2020 Në ora: 11:51
Qerim Ismailaj

Partia Demokratike përmes një shkrese dërguar prokurorisë kërkoi verifikimin e kryebashkiakut të Mallakastrës të dalë nga radhët e PS-së, Qerim Ismailaj.

Sipas PD-së Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar apo ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

Por në lidhje me këtë kërkesë reagoi edhe vetë kryebashkiaku Ismailaj.

Ai mohoi arrestimin apo dënimin në shtetin grek, duke u shprehur i hapur për çdo lloj verifikimi.

“Jam i hapur për çdo verifikimi.

S’kam asnjë lloj dijenie për kërkesën e PD-së.

Kam dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Në 199 kam filluar punë si mësues. Kam qenë në Greqi për çështje familjare”, tha ai.

Ai u shpreh se në asnjë rast nuk ka qenë i ndaluar në Greqi.

Kam motrën në Greqi dhe ajo ka pasur disa probleme familjare. Isha para dy javësh atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat