Shëndetësia online, Rama: 41 shërbime do të ofrohen përmes e-albania

Shqipëria

Shëndetësia online, Rama: 41 shërbime do të ofrohen përmes e-albania

Më: 8 janar 2020 Në ora: 13:31
Edi Rama

Karta e shëndetit, përgjigjet e analizave por edhe vendosja e orarit për vizitën me mjekun do të realizohen përmes portalit e-Albania. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se janë 41 shërbime në shëndetësi që do të ofrohen online.

Kryeministri Edi Rama në inspektimin e përfundimit të rikonstruksionit të qendrës shëndetësore në Vorë, ka theksuar edhe një herë rëndësinë e sistemit online të marrjes së shërbimeve. Madje edhe karta e shëndetit do të mund të merret përmes e-Albania pa pasur nevojë që përfituesi të qëndrojë në radhës.

Nga 1 janari i këtij viti, 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale do ofrohen online.

Një risi tjetër në paketën e shërbimeve onlinë është ripërcaktimi i vizitës ose ekzaminimit.

Gjithashtu, të gjitha rezultatet e kontrollit mjekësor bazë shihen online nëpërmjet portalit e-albania. Për të pasur akses në këtë rrjet ccdo individ do të duhet të  regjistrohet duke përdorur kartën e identitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat