Konflikti Iran-SHBA/ Rama: Jemi në duar të sigurta

Shqipëria

Konflikti Iran-SHBA/ Rama: Jemi në duar të sigurta

Më: 8 janar 2020 Në ora: 18:00
Edi Rama

“Kjo është një arritje fantastike e Shqipërisë, duhet thënë, kjo organizatë është formuar 45 vjet më parë, Shqipëria ishte vendi i vetëm evropian që e refuzoi dhe goditi pa mëshirë që në krijm, dhes sot jemi me gjithë këtë përgjegjësi për të drejtuar OSBE-në. Nuk jemi të thirrur të rishpikim OSBE, apo të shpikim mekanizmat e OSBE, por të çojmë përpara një përpjekje që nuk fillon e mbaron me ne, që bazohet mbi konsensusin në çdo hap, konsensusi i 57 vendeve, më shumë se 1 miliard njerëzve, që kuptohet është një proces kompleks se duhet të bien dakord që të gjithë, ndërkohë që për vendet dhe zonat ku ka konflikte për të diskutuar, përgjithësisht janë vetë anëtarë. ne kemi bërë shumë punë për detyrat e shtëpisë, edhe ministri në detyrë, edhe ambasadori, edhe skuadra që është ngritur enkas për këtë mision special të një viti. Do të bëjmë më të mirën tonë, nuk pretendojmë të zgjidhim çka nuk është zgjidhur me vite të tëra, por të ndihmojmë në progresin për zgjidhjen e tyre”.

A rrezikon Shqipëria për shkak të muxhahedinëve. a ka nivel të shtuar të sigurisë?

 

 

“Kjo është një temë dhe çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Ne kemi ndërmarrë një verim që i bën nder Shqipërisë,ë në vazhdën e traditës shqiptare, në vazhdën e një aleance strategjike të panegciueshme dhe të padiskutueshme me SHBA për të mikpritur një grup njerëzish që janë në rrezik për jetën. Siç shkruhet në marrëveshjen e bërë, ata në Shqipëri janë si rezultat i një operacioni humanitar jo politik. Ndërkohë që kemi jetuar në diktaturë, dhe ne e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat, regjimet totalitare, dhe janë të obseduar për të kontrolluar gjithçka dhe për të asgjësuar çdo kundërshtar. Shqipëria e diktaturës ishte vend i vogël me resurse shumë minimale në raport me Iranin dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë pikat ku kishte armiqtë e brendshëm të regjimit”.

Unë nuk besoj që kjo e ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi arsye ta besojmë këtë, se ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë, dhe kur është puna tek inteligjenca ata janë të pakonkurrueshëm botërisht, dhe në këtë rast ne jemi në duar të sigurta, kur është fjala tek marrja e informacionit. Nuk kemi arsye objektive të besojmë që ka një ekspozim të veçantë. Jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat