Ju prezantojmë me ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë

Shqipëria

Ju prezantojmë me ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë

Më: 8 janar 2020 Në ora: 22:38
Ilustrim

Ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri është emëruar Fabrizio Bucci.

Këtë e bën të ditur ambasada italiane në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.

Me ardhjen e tij Bucci ka dhënë dhe një mesazh ku ka deklaruar se duhet punë intensive për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Postimi i plotë

"Menjëherë në punë për Sistemin Italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy Vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin. I urojmë mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci!" 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat