Mbrojtja e malit të Tomorrit, kapen 3 kamionë me gurë dekorativë

Shqipëria

Mbrojtja e malit të Tomorrit, kapen 3 kamionë me gurë dekorativë

Më: 9 janar 2020 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Në kuadër të luftës kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së malit të Tomorrit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë territor, është ndërmarrë prej disa ditësh një operacion në zonën në fjalë.

Kështu janë kapur dhe sekuestruar 3 kamina,të cilët ishin të ngarkuar me pllaka guri dekorativ në fshatin Novaj, në kundërshtim me ligjin.

Policia e Beratit konfirmon se në kuadër të këtij operacioni ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të kamionëve, shtetasit I.L,44-vjeç, banues në Poliçan. Materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale: “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtuara mjedisore”, parashikuar nga Neni 202/b i Kodit Penal.

Nga ana e policisë po vijon aksioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë,që vijojnë të punojnë në mënyrë të paligjshme në Malin e Tomorrit, duke shfrytëzuar zonën e Novajt për nxjerrjen e gurit dekorativ. Policia e Beratit konfirmon se,prej datës 19 Dhjetor 2019 të gjitha firmave të gurit në Malin e Tomorrit u janë hequr licencat dhe prej asaj dite ata quhen “të kundraligjshëm” në ushtrimin e këtij aktiviteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat