Krim i rëndë në familjen shqiptare Burri vret kunatën në sy të mbesës

Shqipëria

Krim i rëndë në familjen shqiptare Burri vret kunatën në sy të mbesës

Më: 10 janar 2020 Në ora: 08:02
Ilustrim

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur gjatë natës së lënë pas në periferi të Tiranës.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 23.40 të së enjtes në zonën e Paskuqanit, ku Erdet Çapoku 34 vjeç ka vrarë me sende të forta kunatën e tij.

Mësohet se i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, Enkeleda Çapoku.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati me 30-vjeçaren, të cilën e ka goditur me sende të forta.

Edhe më e rëndë bëhet ngjarja, pasi gruaja është vrarë në sy të vajzës së mitur dhe nënës së saj.

I dyshuari ishte vëllai i burrit të viktimës, ndërkohë që pas krimit të kryer është larguar, duke u shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat