Turqia do ndërtojë 500 banesa, Rama: Transformim për Laçin, shtëpi më të mira se të parat - Bota Sot
Turqia do ndërtojë 500 banesa, Rama: Transformim për Laçin, shtëpi më të mira se të parat

Shqipëria

Turqia do ndërtojë 500 banesa, Rama: Transformim për Laçin, shtëpi më të mira se të parat

Më: 11 janar 2020 Në ora: 10:57
Edi Rama dhe Murat Kurum

Kryeministri Edi Rama ka pritur në mëngjesin e sotëm, ministrin turk  Murat Kurum. Mësohet se pjesë e diskutimeve është ndërtimi i 500 shtëpive që shteti turk ka ofruar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se Turqia do t’i ndërtojë këto banesa në zonën e Laçit, duke shtuar se do të bëhet një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane.

"Si dhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentin Erdogan në zonën e Laçit që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur. Ky është zëvendësimi i godinave të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane", u shpreh Rama.

Sipas tij, "Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturës. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull.  E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat