PS probleme me të pakënaqurit

Shqipëria

PS probleme me të pakënaqurit

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

PS ka hyrë në proces riorganizimi të strukturave, por në disa bashki ka hasur probleme për shkak të pakënqësive të brendshme, siç është rasti i Shkodrës. 

Deri me 15 janar PS do të zgjedhë kryetarët e rinj të partive, përveç kryeqëndres së Veriut, Vorës, Fierit dhe Elbasanit. Por në këtë të fundit kryesia e PS ka komanduar Evis Kushin pasi ende nuk ka një dakordësi për kryetarin e ri të PS të PS në Elbasan. Një propozim i tillë është votuar edhe nga Asambleja.

“Mandati i tretë për ne është një konsolidim i gjithçka kemi arritur dhe forcim i mëtejshëm i çdo pune të mirë që kemi bërë” u shpreh Taulant Balla.

Përveç zgjedhjeve Mazhoranca po përgatitet edhe për nisjen e sesionit parlamentar. Nisma Kryeministrit Rama për luftën ndaj grupit Kap ca t’kapësh pritet të diskutohet në komisionet parlamentare dhe më pas të kalojë në parlament për votim.

“Beteja kundër KÇK nuk përfshin vetëm largimin nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar por beteja është dhe vendosja para ligjit e çdo lloj elementi kriminal," nënvizoi Balla

Balla u shpreh se 2020 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë pasi vendi do t’i nënshtrohet një procesi të rindërtimit  pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat