Basha: SPAK do mbetet një “hije” nëse nuk heton blerjen e votës dhe koncesionet

Shqipëria

Basha: SPAK do mbetet një “hije” nëse nuk heton blerjen e votës dhe koncesionet

Më: 11 janar 2020 Në ora: 17:35
Lulzim Basha

Lideri i demokratëve Lulzim Basha i është referuar prokurorisë speciale kundër korrupsionit (SPAK), duke lajmëruar se nëse kjo strukturë nuk heton fillimisht shit-blerjen e votës dhe koncesionet korruptive të qeverisë, atëherë do të mbetet thjesht një hije e asaj që duhej të ishte.

 “Ne do të marrim çdo veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka dy dosje të shitblerjes së votës që janë në prokurori dhe këto janë testi i madh dhe i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Ky është testi numër një.

Hetimi i koncesioneve dhe i oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe anasjelltas është testi numër dy. Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie”, tha Basha në bashkëbisedim me gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat