Zonat turistike të Korçës mbulohen nga bora, kërkohet kujdes nga shoferët

Shqipëria

Zonat turistike të Korçës mbulohen nga bora, kërkohet kujdes nga shoferët

Më: 12 janar 2020 Në ora: 11:29
Ilustrim

Reshjet e botës gjatë gjithë natës kanë bërë që zonat e larta malore të Korçës, siç janë zona e Ersekës, fshatrat turistike si Dardha dhe Voskopoja, të mbulohen nga bora, e cila ka arritur 5-10 cm.

Sipas të dhënave, këtë mëngjes nuk paraqiten probleme përsa i përket qarkullimit të automjeteve. Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat