Bënin “namin” me grabitje në Kavajë dhe Rrogozhinë, të rinjtë vihen në pranga

Shqipëria

Bënin “namin” me grabitje në Kavajë dhe Rrogozhinë, të rinjtë vihen në pranga

Më: 12 janar 2020 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Policia e Kavajës finalizoi operacionin e koduar “Rent”, duke vënë në pranga 2 shtetas, të cilët tentuan të vidhnin një banesë, njëri prej tyre me precendent kriminal në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe 11 vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta shtetas.

Sekuestrohet motoçikletë dhe automjet i marrë me qira nga autorët, i cili përdorej për të kryer vjedhjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga qytetarë se ishte tentuar të vidhej banesa e një shtetasi, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune të mirëorganizuar, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë (i dënuar për vjedhje) dhe A. H., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale rezulton se këta shtetas janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura përgjatë intervalit shtator-dhjetor 2019, si dhe gjatë ditëve të para të muajit janar 2020, konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 05.01.2020, në fshatin Kryevidh, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e pabanuar të një shtetasi;

– Më 15.12.2019, në Kavajë, kanë vjedhur motoçikletën e një shtetasi;

– Më datë 31.12.2019, në fshatin Bardhorë, Kavajë, kanë vjedhur shumën prej 25.000 mijë lekësh të reja në banesën e një shtetasi;

– Më datë 01.11.2019, në fshatin Vorrozën, Kavajë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe vegla pune në banesën e pabanuar të një shtetasi;

– Më 25.11.2019, në lagjen nr. 1, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 05.09.2019, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 16.12.2019, në lagjen nr. 3, Kavajë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pajisje kompjuterike në banesën e një shtetasi.

– Më 20.11.2019, në fahatin Vorrozen, Kavajë kanë vjedhur shumën 30.000 mijë lekë të reja, pranë një firme;

– Më 20.11.2019, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë kanë vjedhur një kasafortë në firmë hidrosanitaresh.

– Më datë 14.10.2019, në fshatin Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur një pajisje motorrike në banesën e një shtetasi.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të Q. K. dhe A. H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat