“Mu errën sytë, nxora thikën dhe e godita disa herë”, burg për vrasësin e kunatës

Shqipëria

“Mu errën sytë, nxora thikën dhe e godita disa herë”, burg për vrasësin e kunatës

Më: 12 janar 2020 Në ora: 14:27
Erdet Çapoku

Erdet Çapoku, vrasësi i kunatës së tij Enkeleda Çapoku në Paskuqan, doli sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Avokati i të pandehurit Mariglen Meta kërkoi nga gjykatësi që seanca të mbahet me dyer të mbyllura.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ditën e premte Erdet Çapoku hyri me dhunë në banesën e kunatës dhe e goditi me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të rënda që i sollën edhe vdekjen e 35-vjeçares.

Në dëshminë e tij para policisë, Erdet Çafoku ka shfaqur pendesë për krimin, duke thënë se ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin.

Ai ka pretenduar se e ruante kunatën pasi bashkëshorti i saj, njëherësh i vëllai i Erdetit, ja kishte lënë amanet.

Erdet Çapoku ka deklaruar se: “Ditën e djeshme (e enjte), unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qira, janë ndërruar, kam dalë tek ‘Ura e Ngushtë’, në anën e Laprakës. Piva kafe, u ktheva në shtëpi, kam marrë një bisht druri sqepari, që e kisha në shtëpi, e mbaja si masë mbrojtëse, mora një thikë, që e kisha në banesë. Dola, shkova tek ‘Ura e Ngushtë’, te lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë, një raki deri sa shkoi ora 23:30 dhe jam nisur për te banesa e kunatës sime Enkeledës. Kam parë rrotull, nuk kishte njeri, i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt te krevati te dhoma e gjumit. Unë e dija që Xhevahire Fjolla flinte te krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio.

Kam qëlluar me shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren, që të mos ngrihej, pastaj kam goditur në fillim me shkop e drunjtë Enkeledën dhe kur ajo reagoi, u ngrit, mua m’u errën sytë dhe kam nxjerrë nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku, disa herë. Por se sa, nuk e kujtoj. Pastaj kam dalë, kam marrë biçikletën, kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë’ dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar te banesa e shtetasit Apostol Bitika, që e kam djalë daje, rreth mesnatës. Nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam shtrirë direkt për të fjetur. Jam ngritur rreth orës 09:30. Në orën 12:30 erdhi Policia te banesa e kushëririt dhe më morën. Kaq kam për të deklaruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat