Dule kujton vrasjen e Kacifas: Qeveria, asnjë hap konkret për ligjin e minoriteteve

Shqipëria

Dule kujton vrasjen e Kacifas: Qeveria, asnjë hap konkret për ligjin e minoriteteve

Më: 12 janar 2020 Në ora: 16:55
Vangjel Dule

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nga Derivçani ngriti shqetësimin se gati më shumë se 2 vjet nga ligji për të drejtat e minoriteteve, nga ana e qeverisë ende nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

Dule: Që prej vitit 2017 muaji tetor, parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoriteteve që për mendimin tonë nuk u përgjigjej kërkesave të kohës. Megjithatë edhe ai ligj që kërkonte një numër vendimesh të këshillit të ministrave për tu konsideruar i plotë dhe që qeveria ishte angazhuar në BE se do ti plotësonte deri në maj 2018, ende dhe sot janar 2020 nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

Sfidë e konsideroi regjistrimin e popullsisë.

Dule: Nga ana tjetër është sfida e regjistrimit të popullsisë, pas regjistrimit të dështuar të vitit 2011. Ende ligji i kritikuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtar mbetet problematik dhe i pa amenduar.

Sipas Dules, janë ende të paidentifikuar përgjegjësit e akteve vandale ndaj tabelave dygjuhëshe. Ndërsa tha se nuk ka asnjë relacion zyrtar për vrasjen e Kacifas.

Dule: Ajo që është më negative është se përgjegjësit e akteve vandale, shpesh herë ndaj tabelave dy gjuhëshe apo monumenteve janë ende të paidentifikuara. Këtu duhet shtuar se edhe pse në shkelje të afateve kohore nuk kemi një relacion zyrtar edhe për vrasjen e Kacifas, tetorin e  2018.

Deklaratat u bënë në përvjetorin e 29 të organizatës Omonia, ku ndodheshin edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat