Vrasjet e fundit, Lleshaj porosi policëve: Jo komunikim me media

Shqipëria

Vrasjet e fundit, Lleshaj porosi policëve: Jo komunikim me media

Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:05
Sandër Lleshaj

Pas vrasjeve të fundit, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj i ka kërkuar drejtuesve të policisë që të mos nxjerrin asnjë informacion që përben sekret hetimor në media. Lleshaj ka kërkuar kujdes me porositë që ka dhënë, pasi në të kundërt do të ketë masa. 

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë mbledhjen për analizën vjetore të punës së policisë në rang kombëtar u ka kërkuar  drejtuesve të policisë që të ruajnë sekretin hetimor. Kjo kërkesë e Lleshajt ka ardhur pas ngjarjeve të fundit ka pasur rrjedhje të informacioneve. Në takimin e ditës së shtunë, Lleshaj u ka kërkuar që asgjë të mos dalë në media.

“Marr shkas nga dalja në media të materialeve procedurale si në rastin e vrasjes në Rrëshen dhe vrasjes në Paskuqan ku dalin detaje të cilat jo vetëm që bëjnë sekret hetimor po skandalizojnë opinionin duke i interpretuar çdo farë personi.

Ju porosis: Asnjë komunikim me mediat për asnjë lloj argumentimi. Pasqyrimi i punës suaj do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme. Në çdo rast që do të konstatoj do të filloj pa hezitim ecurinë e rëndë disiplinore ndaj jush. Me të njëjtin shqetësim përcilleni të vartësit tuaj këtë mesazh. Nuk dua justifikime për daljen e tyre por ju porosis të jeni të vëmendshëm për ecurinë”, thuhet në mesazhin e Lleshajt.

Urdhri i ministrit vjen pas daljes së pamjeve të vrasjes në Rrëshen, por edhe detajeve nga krimi në familje në Paskuqan.

Vetëm në ditët e para të këtij viti janë regjistruar disa ngjarje kriminale, vrasje në Mirditë, Mallakastër, Tropojë dhe në Paskuqan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat