Kaos për 4 orë me rradhë në Rinas, mjegulla paralizon të gjitha fluturimet

Shqipëria

Kaos për 4 orë me rradhë në Rinas, mjegulla paralizon të gjitha fluturimet

Më: 12 janar 2020 Në ora: 22:23
Rinas

Për gati katër orë që nga 18: 00 e deri 21: 45 kaosi ka përfshirë aeroportin e Rinasit. Asnjë avion nuk është nisur për shkak të mjegullës së dendur që ka rënë në të gjithë zonën e Rinasit.

Linjat ajrore si ajo e Athinës apo Londrës kanë mbetur në pistë.

“Kemi 4 ore këtu dhe ndërkohe kemi humbur korrespondencën” njoftoi për Lapsi një udhëtar i British.

Vetëm afër orës 22 00 ka mundur të zbresë avioni i Turkish Airlines.

“Unë kam 15 vjet këtu dhe nuk kam parë një mjegull si kjo” tha për lapsi.al një punonjës i aeroportit.


Vetëm tani është njoftuar nisja e fluturimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat