41 mijë Euro të padeklaruara drejt Greqisë, arrestohet 38- vjeçari

Shqipëria

41 mijë Euro të padeklaruara drejt Greqisë, arrestohet 38- vjeçari

Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

41 mijë Euro janë sekuestruar nga policia kufitare në Gjirokastër, të cilat një 38-vjeçar nga Kuçova po tentonte që t’i kalonte në drejtim të Greqisë pa i deklaruar.

Poseduesi i valutës në euro është E. B., 38 vjeç.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me shërbimet doganore sasia e konsiderueshme valute në euro u gjet në pjesën e brendshme të automjetit.

Policia Kufitare e Kakavijës njoftoi specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Gjirokastër, të cilët filluan procedimin penal ndaj 38-vjeçarit.

Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat