Klajda Gjosha: Prioritet kombëtar rikthimi i shpresës

Shqipëria

Klajda Gjosha: Prioritet kombëtar rikthimi i shpresës

Më: 13 janar 2020 Në ora: 17:49
Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha akuzoi klasën politike në vend se po i detyron të shqiptarët të largohen nga vendi.

Me një shënim në facebook, Gjosha shkruan se është prioritet kombëtar rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik.

“Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prioriteti ynë kombëtar duhet të jetë rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik.

Shqiptarët i përkasin Shqipërisë, dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim!”, shkruan Gjosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat