Reagimi i mediave të huaja, pas pafajësisë së Bashës mbi lobimin rus

Shqipëria

Reagimi i mediave të huaja, pas pafajësisë së Bashës mbi lobimin rus

Më: 13 janar 2020 Në ora: 23:31
Donald Trump dhe Lulzim Basha

Mediat e huaja kanë pasyryar vendimin e sotëm të gjykatës lidhur me pafajësinë që fitoi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas "Associated Press", së cilës i janë referuar edhe media të tjera të huaja, "kreu i Partisë Demokratike, partia kryesore e opozitës dhe dy pjesëtarë të ngushtë të stafit të tij janë pastruar nga akuzat që lidhen me keqpërdorimin e parave publike, për të cilat u tha se kishin lidhje me fondet sekrete ruse".

Gjykatësi Lazer Sallaku i gjykatës së Tiranës tha të hënën se provat e paraqitura nuk justifikonin ndjekjen e mëtejshme të çështjes kundër Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të partisë së tij.

Dy vjet më parë prokurorët nisën hetimet mbi tre funksionarët e lartë të PD-së,  pas akuzave nga publikimit të një artikulli të "Mother Jones", se Partia Demokratike mori fonde të fshehta nga burime ruse përmes një lobisti amerikan gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Demokratët konservatorë thanë se vendimi vërtetoi se Socialistët në pushtet e kishin përdorur çështjen për arsye politike. Nga ana e tyre, socialistët thanë se aktgjykimi ishte "i turpshëm" dhe premtuan se do ta vazhdojnë atë, mes hetimeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat