Konsensusi për reformën zgjedhore, Soreca: I rëndësishëm për rikthimin e stabilitetit politik

Shqipëria

Konsensusi për reformën zgjedhore, Soreca: I rëndësishëm për rikthimin e stabilitetit politik

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:49
Luigi Soreca

Vetëm pak minuta pas përfundimit të tryezës për reformën zgjedhore, ambasadori i BE-së në Tiuranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur marrëveshjen e sotme ndërpartiake për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Soreca thotë se kjo është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri si dhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

"Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane" përfundon Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat