Gjykata Kushtetuese/ Komisioni i Venecias i përgjigjet letrës së Gramoz Ruçit

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese/ Komisioni i Venecias i përgjigjet letrës së Gramoz Ruçit

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:46
Komisioni i Venecias

Pas afro dy javësh, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë një përgjigje nga Komisioni i Venecias.

Ju kujtojmë se më 30 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dërgoi një letër komisionit në fjalë ku kërkonte një opinion sa i takon çështjes së Gjykatës Kushtetuese, emërimit të anëtarëve të saj dhe rolit të presidentit.

Nisur nga letra që kryetari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert i ka dërguar Ruçit, mësohet se mbi tematikat në fjalë do të diskutohet në sesionin e marsit. Ndërkohë që një delegacion nga Komisioni i Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë në fillim të muajit shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat