Reforma zgjedhore, Gjosha: Është një fitore për qytetarët shqiptar

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Gjosha: Është një fitore për qytetarët shqiptar

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:24
Klajda Gjosha

Përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës parlamentare u takuan ditën e sotme në një tryezë të rrumbullakët ku arritën dakordësinë për reformën zgjedhore e cila duhet të përmbyllet jo më vonë se 15 marsi.

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha e ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora deklaroi se kjo është një fitore e madhe për qytetarët shqiptarë për zgjidhjen e ngërçit politik.

Gjosha: Kjo është një ditë e rëndësishme dhe për opozitën shqiptare pasi vjen pas një pune të gjatë për platformën e saj për reformën zgjedhore. Por edhe pas kërkesave të njëpasnjëshme dhe dorëzimin e çështjeve në mënyrë konkrete dhe zyrtare mazhorancës për të zgjidhur këtë ngërç politik përmes reformës zgjedhore e më pas me implementimin e saj. Përtej një fitoreje të opozitës është dhe një fitore e madhe për qytetarët shqiptarë. Kriza ka qenë shumë e gjatë, por që kjo të zgjidhet duhet të kalojë përmes zgjedhjeve të parakoshme.

Gazetari: Ka patur komente të ndryshme që e shohin opozitën të ketë lëshuar pak nga pozicioni i saj primar duke u ulur në tryezë me persona që më parë i ka akuzuar për krim elektoral. Mendon se është një kompromis që duhej bërë për ndërkombëtarët dhe si merret përsipër kjo kosto?

Gjosha: Çfarëdolloj qëndrimesh të mbajnë palët, ai që në politik nuk di të dakordsohet për çështje që janë prioritete për vendin nuk bën për politik. Ne nuk mund të bëjmë zgjedhje se me kë ulemi përballë. Ajo i takon mazhorancës. Ne jemi bërë pjesë e këtij diskutimi mes palëve me njerëz që e njohin mirë procesin zgjedhor. Ne jemi konsistent edhe sot pavarësisht se nuk jemi pjesë e parlamentit. Ajo çka ne jemi të interesuar që kjo tryezë të bëhej në një mënyrë konsensuale ashtu siç e kërkojnë qytetarët shqiptarë. Sepse krizat në këtë vend krijohen nga mos dakordësitë. Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të vijnë dhe të ulen në tryezë me konsensus, të jetë gjithëpërfshirëse dhe duhet të jetë transparente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat