Reforma zgjedhore, PD: Gjiknuri është në turpin e PS-së, nuk e zgjedhim ne kundërshtarin

Shqipëria

Reforma zgjedhore, PD: Gjiknuri është në turpin e PS-së, nuk e zgjedhim ne kundërshtarin

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:27
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me reformën zgjedhore, duke vënë në dukje sipas tij pikat kryesore të dakortësimit të arritur.

Bardhi shkruan se propaganda e qeverisë tashmë është më e ethshme se kurrë për të mbuluar thelbin e marrëveshjes me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Por Bardhi ka folur gjithashtu dhe për Damian Gjiknurin, për të cilin prej kohësh opozita e ka kërkuar në formë kushti largimin e tij nga komisioni i reformës në drejtësi, ku socialisti ishte bashkëkryetar.

Zyrtari i PD-së thotë se tre janë pikat më të rëndësishme:

Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.

2.Vendimet për reformën zgjedhore do të merren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.

3.Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat