“Zgjedhorja”/ “Topalli: Pasi pushoi “çështjen gjykata”, rikthehen në krahët e njëri-tjetrit

Shqipëria

“Zgjedhorja”/ “Topalli: Pasi pushoi “çështjen gjykata”, rikthehen në krahët e njëri-tjetrit

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:59
Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe një ndër figurat e vjetra të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar pas tryezës së parë të palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se kundërshtarët u rikthyen sërish në krah të njëri-tjetrit, pasi gjykata pushoi çështjen, duke nënkuptuar me këtë vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar hetimin për falsifikim ndaj Lulzim Bashës.

“Ja kështuuu … pasi pushoi “çështjen gjykata” … rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit”, shkruan Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat