Shpërthim brenda një byrektoreje në Yzberisht, një i lënduar

Shqipëria

Shpërthim brenda një byrektoreje në Yzberisht, një i lënduar

Më: 15 janar 2020 Në ora: 08:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur nga shpërthimi që ka ndodhur brenda një biznesi mëngjesin e sotëm në një byrektore në Yzberisht.

Nuk dihet gjendja e tij.

Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë bombola e gazit, e ndezur nga punonjësi i byrektores, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë aksident që tronditi banorët e rrugës "3 Dëshmorët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat