Vrau ndërtuesin dhe u mundua ta bëjë të duket si aksident/ Shqiptari del para gjyqit - Bota Sot
Vrau ndërtuesin dhe u mundua ta bëjë të duket si aksident/ Shqiptari del para gjyqit

Shqipëria

Vrau ndërtuesin dhe u mundua ta bëjë të duket si aksident/ Shqiptari del para gjyqit

Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:53
Elton Sefa

Një shqiptar u ekstradua në Angli ku u akuzua për vrasjen e një ndërtuesi në një çati në qendër të Londrës.

Elton Sefa akuzohet për vrasjen e 47-vjeçarit John Woodward.

Ai vdiq teksa punonte në çatinë e një qendre tregtare në Londër.

Fillimisht u tha se viktima mund të kishte humbur jetën nga rrëzimi prej lartësisë. Por autopsia zbuloi se ai kishte plagë force në kokë.

Sefa u arrestua në Durrës shkurtin e shkuar. 23-vjeçari pritet të dalë në gjyq më vonë me akuzën e vrasjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat