50 mijë firma për ndryshimin e sistemit, Basha i gatshëm që të diskutohet në Këshillin Politik

Shqipëria

50 mijë firma për ndryshimin e sistemit, Basha i gatshëm që të diskutohet në Këshillin Politik

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:51
Lulzim Basha

Lulzim Basha shprehet i gatshëm për të krijuar hapësirën në Këshillin Politik që të diskutohet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Këshilli Politik u krijua dje nga PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.

I pyetur për 50 mijë firmat e dorëzuar në Kuvend nga Nisma Thurje dhe ku kërkohet ndryshimi i sistemit, Basha nuk u pozicionua nëse është pro apo kundër këtij propozimi, por u shpreh i gatshëm që kjo të diskutohet në Këshill.

“Keni angazhimin tim për t’i dhënë hapësirë çdo zëri për çdo aspekt, nga shit-blerja e votave e deri te ndryshimi i sitemit. Po, do të krijohen hapësira për të diskutuar edhe ndryshimin e sistemit”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat