Gjyqtarja që të liron nga burgu! Enkelejda Hoxha e Krujës ka nxjerrë disa të dënuar nga burgjet

Shqipëria

Gjyqtarja që të liron nga burgu! Enkelejda Hoxha e Krujës ka nxjerrë disa të dënuar nga burgjet

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:23
Enkeleda Hoxha

Gjyqtarja e Krujës, e cila ende nuk ka dal në vetting, Enkeleda Hoxha, të martën liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera.

Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.

Lidhur me vendimin për Doklen, avokati i tij ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Indrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2017. Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirimin e tij.

Ndërsa për lirimin e Tafilit dhe Pajës, brenda një jave, në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimin e vendimeve të kësaj gjyqtareje, pas iniciativës së presidentit Ilir Meta.

Enkeleda Hoxha,në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Në një tjetër vendim të sajin, gjyqtarja, i një një qytetareje, Marjana Prenucës, vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

Ne tentuam t’i merrnim një prononcim gjyqtares Enkeleda Hoxha, por ajo nuk donte të shprehej në media, me argumentin se ishte shprehur me vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat