Të lënduar nga akulli në rrugë, qytetarë me fraktura/ Thirrje për kujdes edhe në Korçë-Devoll

Shqipëria

Të lënduar nga akulli në rrugë, qytetarë me fraktura/ Thirrje për kujdes edhe në Korçë-Devoll

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Vala e papritur e ngricave gjatë mëngjesit të kësaj ditë të mërkurë në qytetin e Korçës bëri që 20 qytetarë të përfundonin në urgjencën e spitalit.

Persona të grupmoshave të ndryshme kanë pësuar fraktura ndërsa dy prej tyre janë dërguar drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Nga ana tjetër mjegulla përgjatë ditëve të fundit ka shkaktuar edhe vështirësi për lëvizjen e automjeteve. Segmenti më problematik paraqitet ai Korçë -Kapshticë ndërsa specialistët e qarkullimit rrugor bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes në këtë segment por edhe në të gjitha akset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat