Bejtaj: Basha i ka shpresat tek Meta

Shqipëria

Bejtaj: Basha i ka shpresat tek Meta

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:08
Edmond Bejtaj

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk fiton dot në zgjedhje i vetëm. Ky është konkluzioni i analistit Edmond Bejtaj, i cili në studion e emisionit "Arena"  tha se shpresat i ka tek Ilir Meta.

Sipas Bejtajt, mbështetja e Shqiptarëve ndaj Bashës është vetëm 30%.

Edmond Bejtaj: I është bërë një nder Bashës duke mos ndryshuar sistemin, sepse Basha i ka shpresat tek Ilir Meta, te koalicioni me Ilir Metën. Vetëm nuk fiton dot vetëm Basha. Nëse Basha do ta dinte që 40% janë me të do kërkonte një sistem tjetër dhe fitonte. Por Basha e di që 30% dhe shpresat i ka tek Meta. Në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të jenë ato është e sigurt që do jetë Meta në koalicion me Bashën, sepse Meta është deklaruar kundër kësaj mazhorancë.

Dritan Hila: Matematika nuk pi ujë në këtë koalicion PD+LSI nuk japin kundër maksimumin të bashkuara me kur kanë të vecuiara

Edmond Bejtaj: Po do ta bëjë se nuk ka rrugë tjetër Basha. Edhe këtë radhë tek Meta i kishte shpresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat