Qafoku: S'ka kohë për zgjedhje të parakohshme, Bello: Mund t'i provokojë vetë Rama

Shqipëria

Qafoku: S'ka kohë për zgjedhje të parakohshme, Bello: Mund t'i provokojë vetë Rama

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:20
Ilustrim

Pas marrëveshjes mazhorancë-qeveri për reformën zgjedhore debati dhe pyetja që lind është a do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në studion e emisionit "Arena" nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Roland Qafoku thotë se matematikisht, nuk ka kohë për zgjedhje të parakohshme.

Por Marko Bello tha se zgjedhjet e parakohshme mund të provokohen nga vetë kryeministri Edi Rama.

Roland Qafoku: Unë them që në këto momente parlamenti do shkojë si do shkojë, zgjedhje të parakohshme parlamentare për mua nuk shikoj të ketë.

Marko Bello: Po pse me këtë parlament do të shkohet edhe pas dy vjet.

Roland Qafoku: Jo dy vjet, edhe një vit. Kur mbaron reforma?

Marko Bello: Në 15 mars e ka afatin

Roland Qafoku: Zoti Hila tha që Rama do ta zgjasi

Dritan Hila: Nëse është afati 15 mars, ai nuk bën dot zgjedhje para 6 muajve, dmth automatikisht i bie ti bëjë në tetor zgjedhjet. Atëherë  ç'bëri në tetor pa drita, ç'bëri në qershor me drita.

Roland Qafoku: Unë jam dakord me këtë. Llogari matematikore për zgjedhje të parakohshme nuk ka.

Marko Bello: Mund ti provokojë vetë Rama zgjedhjet.

Dritan Hila: Ish-përfaqësues të opozitës kanë thënë që zgjedhje të parakohshme nuk do ketë, që nuk mund ti akuzosh që po flirtojnë me Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat