Sot përvjetori i masakrës së Reçakut, as edhe një fjalë nuk vjen nga Edi Rama dhe Lulzim Basha

Shqipëria

Sot përvjetori i masakrës së Reçakut, as edhe një fjalë nuk vjen nga Edi Rama dhe Lulzim Basha

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:19
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ia ka kushtuar asnjë germë përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, ku u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë. Postimet e fundit në Facebook të Ramës kanë të bëjnë me disa realizime të projekteve në Shqipëri, kurse në llogarinë zyrtare në Tëitter, Rama sot nuk ka qenë fare aktiv.

Njëjtë sikur Rama ka vepruar edhe rivali i tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. As ky nuk e ka thënë asnjë fjalë për përvjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999.Për masakrën e Reçakut, Edi Rama ishte përplasur me një gazetare në Tiranë në ditën kur po mbahej samiti i ‘Mini-Schengenit Ballkanik”, ku prezent ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pak ditë më përpara kishte thënë se masakra e Reçakut ishte trillim.

Gazetarja ia kishte përmendur Ramës gjenocidin dhe krimet e Serbisë, derisa Rama i kishte thënë asaj se po bënte pyetje patetike. Ndryshe nga Rama, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ishte për homazhe në Reçak së bashku me presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Kurse, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke kujtuar masakrën e Reçakut, ka thënë se “njëzet e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë“.

Po ashtu, Rama gjeti ditën e sotme që të dërgoj padi ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, për një deklaratë të tij që e kishte thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat