Si u zbulua hajduti i pajisjeve elektrike, kush ishin dyqanet e tij të preferuara në Tiranë

Shqipëria

Si u zbulua hajduti i pajisjeve elektrike, kush ishin dyqanet e tij të preferuara në Tiranë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Hajduti i fiksuar pas dyqaneve me pajisje elektronike ne Tiranë eshte arritur te zbulohet nga policia fale kamerave te sigurise se ketyre bizneseve, pasi kishte realizuar 3 grabitje.

Efektivet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 ne operacionin e koduar “Lenovo”, arrestuan një 34-vjeçar, si autor i dyshuar i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga ra shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera, specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike (laptop) nga ky shtetas, në dyqane të ndryshme të kryeqytetit, konkretisht:

• Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare;

• Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi“;

• Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit;

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat