Várhelyi: Negociatat para samitit të Zagrebit. Rama: Nismë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të KÇK

Shqipëria

Várhelyi: Negociatat para samitit të Zagrebit. Rama: Nismë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të KÇK

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:32
Edi Rama dhe Olivér Várhelyi

Komisionerin për Zgjerim të Bashkimin Europian, Olivér Várhelyi, deklaroi se mos hapja e negociatave në muajin tetorndodhi pasi disa shtete kishin shqetësime.

Në konferencën e mbajtur me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit që pati paraditen e sotme, për hapat e përbashkët deri në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin si edhe për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian, ai tha se synohet që të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit të Zagrebit.

Várhelyi vlerësoi marrëveshjen për reformën zgjedhore, duke e cilësuar si gur kilometrik ndonëse tha se ka shumë sfida përpara, para vendimmarrjes së muajit mars.

Sipas tij, vijimi i reformave është domosdoshmëri, në mënyrë që të ketë një marrëveshje për çeljen e negociatave, para samitit të Zagrebit.

“Nga autoritetit buxhetor japim 28 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, ndërsa Parlamenti Europian do të japë më tej pjesën e tij, por ka procedura”, u shpreh komisioneri për zgjerimin.

Nga ana e tij Rama shprehu faleminderit për gjithçka është bërë lidhur me pasojat e tërmetit.

Ai tha po ashtu se është diskutuar edhe për aspektin e integrimit.

"Ajo që është e rëndësishme është se Shqipëria do të bëjë të njëjtat gjera që do të bënin edhe po të ishin hapur negociatat në fund të viti të shkuar. Do i bëjmë me shumë vendosmëri. Kjo është e vetmja rrugë, pavarësisht arritjes apo mosarritjes së konsensusit brenda KE. E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat