Kryemadhi: Hapja e listave do jetë pozitive pasi nuk do të ketë hatërmbetje brenda partisë

Shqipëria

Kryemadhi: Hapja e listave do jetë pozitive pasi nuk do të ketë hatërmbetje brenda partisë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 13:33
Monika Kryemadhi

Në lidhje me reformën zgjedhore dhe nëse duhet ndryshuar sistemi, foli sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi u shpreh se ishte pro ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura.

Sipas saj listat e hapura mund të humbasin votat e partisë, por nga ana tjetër rrisin konkurrencën mes kandidatëve për deputetë.

“Ne nga BE nuk ka kërkohet të diskutojmë ndryshimin e sistemit, por të reformës zgjedhore. Ndryshimi i sistemit nuk është as në 9 kushtet e Bundestagut.

Dëshira për të ndryshuar sistemin ka vetëm një njeri, është Edi Rama, i cili hedh këtë ide. Edi Rama i ka votat. Ai i ka mundësitë për të ndryshuar sistemin dhe për të bërë ndryshimet kushtetuese.

Po të dojë ai mund ta ndryshojë. Ne si LSI nuk jemi pjesë e atij parlamenti që të themi të kushtëzojmë votën tonë.

Përfaqësuesit e Nismës Thurrje i njoh dhe i vlerësoj për iniciatvën por kjo nuk është në dorë të opozitës, por në dorë të Edi Ramës sepse dhe po të duam të ndryshojmë sistemin Edi Rama vendos veton.

Pastaj parlamenti i ri le të miratojë ligjin për referendumin dhe të vendosë populli nëse do ndryshim të sistemi. 

Për mua si kryetare është komode me lista të hapura. Hapja e listave do të jetë pozitivitet shumë i mirë sepse nuk do të ketë hatërmbetje brenda partisë”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat