Basha i del në mbrojtje Haradinajt: Pseudo-padia e Ramës perversitet i shëmtuar anti-kombëtar - Bota Sot
Basha i del në mbrojtje Haradinajt: Pseudo-padia e Ramës perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

Shqipëria

Basha i del në mbrojtje Haradinajt: Pseudo-padia e Ramës perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:33
Lulzim Basha dhe Ramush Haradinaj

Ka reaguar kreu i Pd Lulzim Basha pas lajmit se kryeministri Edi Rama i ka ngritur padi kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.

Padia e Ramës, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

“Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës”, thotë kreu i PD.

“Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.”, mbyll ai reagimin në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat