PD gjen kryebashkiakun e dënuar/ Malaj i Burrelit e kishte deklaruar dënimin me 10 muaj burg

Shqipëria

PD gjen kryebashkiakun e dënuar/ Malaj i Burrelit e kishte deklaruar dënimin me 10 muaj burg

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:36
Foto

Partia Demokratike pretendon se në Bashkinë e Matit është kandiduar në shkelje te ligjit për dekriminalizimit socialisti Agron Malaj.

Në vendimin e publikuar nga demokratët Agron Malaj rezulton të jetë dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje, ne Burrel ne vitin 199.

“Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik. Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit. Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin”, shprehet Gazment Bardhi.

Pyetjes nëse ishte ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga autoritetet për kryerjen e një vepre penale, kryebashkiku socialist ishte treguar i sinqerte duke mos e fshehur dënimin. E për këtë arsye demokratët i kërkoi organit të akuzës të veprojë menjëherë.

“Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj”, shton Bardhi.

Zyrtari demokrat iu drejtua edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka folur një herë me vendim për rastin ne fjalë. Në mbledhjen e mbajtur një vit më parë, në datën 15 maj ka konstatuar se të dhënat e deklaruara nga kandidati socialist nuk përbëjnë kusht për mos regjistrimin e tij si kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit. Tani topi mbetet ne fushën e prokurorisë e cila duhet të vlerësojë denoncimin e bërë nga PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat