Dëbimi i diplomatëve, policia rrit ‘mbikqyrjen’ në ambasadën e Iranit në Tiranë - Bota Sot
Dëbimi i diplomatëve, policia rrit ‘mbikqyrjen’ në ambasadën e Iranit në Tiranë

Shqipëria

Dëbimi i diplomatëve, policia rrit ‘mbikqyrjen’ në ambasadën e Iranit në Tiranë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Pas urdhrit për dëbimin Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, policia ka shtuar numrin e efektivave të  shërbimit pranë kësaj ambasade.

Përveç një punonjësi të policisë i planizuar si mbrojtje për institucionin, një patrullë e forcave të rendit është vënë në dispozicion për të kryer mbikëqyrje pranë selisë së Iranit.

24 orë nga urdhri i ministrit për punët e jashtme për dëbimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve, shërbimet e policisë të vendosura aty janë të dukshme.

Sipas zërit të Amerikës dy diplomatët po dëbohen për aktivitete kundër grupit MEK, ndërsa atasheu kulturor Seyed Ahmed Hosseini Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike dhe Mohamed Peimanemati ishte anëtar i njësisë Operacionale të inteligjencës së Iranit Mois dhe ishte përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE-së.

Zëri i Amerikës ka raportuar se ata kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit tashmë të vrarë Kasem Solemanit. Dëbimi i dy diplomatëve vjen pak ditë pas deklaratave të liderit suprem Ali Khamenei, i cilësoi Shqipërinë si një vend të vogël dhe djallëzor, duke iu referuar strehimit që vendi ynë bëri për lëvizjen MEK të opozitës iraniane.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall persona të padëshiruar diplomatë të ambasadës iraniane, duke e çuar në 4 numrin e nëpunësve diplomatë non grada.

Në dhjetor të 2018 autoritetet shqiptare dëbuan edhe ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, së bashku me diplomatin e ambasadës Mostafa Roudaki.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat